IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

 

Me situatën e pazakontë jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, për shkak të masave për parandalimin e COVID-19, punonjësit, për të shmangur punën nga zyra, po inkurajohen të punojnë në distancë. Edhe pse puna në kushtet e shtëpisë nuk është aq e thjeshtë sa duket, ju sugjerojmë disa programe që përdorin kompani dhe institucione të ndryshme, të cilat mund t’ju vlejnë edhe ju.

● “File-sharing” dhe “backup”

Kur jeni në zyrë dhe duhet të kaloni skedarë të mëdhenj te një koleg, është e thjeshtë. Ju i kopjoni ato në USB dhe thërrisni "Kape!" . Por kur jeni në shtëpi dhe nuk keni akses në rrjetin e punës për arsye sigurie, nuk është aq e lehtë. Fatmirësisht, ka disa aplikacione që mund të bëjnë më të lehtë shpërndarjen e skedarëve të mëdhenj përmes webit, pa u penguar nga kufijtë e madhësisë të materialit të imponuar nga shërbimet e postës elektronike.

Dropbox është një nga aplikacionet më të mira për ndarjen e skedarëve. Është falas, funksionon pothuajse në çdo pajisje, njerëzit e njohin dhe e përdorin shpesh. Disa mjete të tjera falas, për dërgimin e skedarëve të mëdhenj janë: Google Drive dhe WeTransfer . Bëni kujdes, materialet të cilat i dërgoni nëpërmjet WeTransfer duhet t’i shkarkoni brenda afatit të përcaktuar, pasi në rast vonese fshihen nga sistemi pas disa ditësh.

● Aplikacione për monitorimin e kohës

Kur ndodheni në zyrë, janë shefat ata që monitorojnë punën tuaj nga afër. Por kur jeni në shtëpi, ju ndodh të shpërqëndroheni nga faktorë të ndryshëm, e në fund të ditës mbetet për tu parë nëse dita juaj e punës ka qenë produktive apo jo.

Mënyra më e mirë për të kuptuar menaxhimin e kohës tuaj është të përdorni mekanizmat e monitorimit. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni zakonet tuaja të përditshme të cilat do t’ju rrisin nivelin e përqëndrimit dhe rrjedhimisht të jeni më produktivë. Ju sugjerojmë RescueTime, i cili gjurmon kohën që kaloni në aplikacione dhe faqe të ndryshme në internet dhe ju raporton të dhëna të hollësishme bazuar në aktivitetin e ndjekur prej jush. Mjete të tjera për monitorimin e kohës janë edhe: TimeYourWeb, Harvest dhe Toggl .

● Aplikacione për të frenuar shpërqëndrimin

Në një situatë të tillë nuk mjaftojnë vetëm të dhënat se sa orë harxhoni duke u shpërqëndruar me materiale të panevojshme, por mënyra se si ta shmangni shpërqëndrimin që ju ndodh. Aplikacionet e bllokimit/frenimit bëjnë pikërisht atë që sugjeron titulli. Gjatë kohës së përcaktuar për të punuar, ato bllokojnë qasjen në mediat sociale, faqet e internetit dhe aplikacione të ndryshme.

Ju sugjerojmë Cold Turkey për Windows, Self Control për Mac, LeechBlock (Firefox) dhe StayFocusd (Chrome webstore), të gjitha falas.

Megjithatë, nëse doni një aplikacion që të bllokojë shpërqëndrimin dhe që të funksionojë në të gjitha pajisjet tuaja, mund të zgjidhni Freedom (Mac, W indows, iOS) ose Focus Booster (Mac, Windows).

● Aplikacione për video konferenca apo mbledhje virtuale

Pengesa më e madhe e punës nga shtëpia është të mos jesh në gjendje të bashkëveprosh me njerëz ballë për ballë siç mundesh në zyrë. Megjithatë interneti me shpejtësi të lartë, kombinuar me aplikacionet më të fundit të video-konferencave, ju ofron zgjidhjen më të mirë të mundshme. Google Hangouts është falas dhe të ndihmon për të zhvilluar një mbledhje virtuale. Ndërkohë disa programe të tjera, por me pagesë sugjerojmë: GoToMeetingAdobe Connect ose WebEx .

● Tinguj muzikor në sfond - stimulues produktiviteti

Zhurmat apo lëvizjet në një zyrë janë pjesë e pandashme e një dite pune, por në një shtëpi të qetë apo kur zhurmë kryesore në sfond është loja e fëmijës mund të jetë shpërqëndruese.

Ka disa aplikacione fantastike dhe për këtë pjesë si: Coffitivity , aplikacion falas në internet, muzika e të cilit do t’ju bëjë të ndiheni më të motivuar gjatë kohës që punoni. 

Nëse dëshironi të zgjidhni një gamë më të gjerë tingujsh, aplikacioni iOS, “ Ambiance ” është një tjetër program i njohur si "përmirësuesi i mjedisit". Nëpërmjet 3500 tingujve falas, ky aplikacion krijon atmosferën e përsosur të një ambienti relaksues. Një tjetër aplikacion iOS që ofron “muzikë për stimulimin e trurit” është Brain FM . Zgjidhni gjendjen që doni të arrini dhe aplikacioni, i cili siç duket bazohet në punën e neuroshkencëtarëve të dëgjimit, do të ofrojë një tingull zanor të personalizuar për t'ju ndihmuar të përqëndroheni edhe më mirë.

Nga Creative Boom