IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, në datën 26 shkurt mori pjesë në panelin e diskutimit me temë “Inovacioni rinor dhe edukimi në teknologji: Hapësira për rritjen e aftësive dhe hyrjen në tregun e punës”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Gjatë fjalës përshëndetëse, znj. Pirdeni ndau me të rinjtë vizionin për një administratë publike që fuqizohet dhe rigjenerohet përmes energjisë dhe aftësive të tyre digjitale.

Epoka digjitale po ecën me ritme të shpejta tha ajo, dhe administrata publike duhet t’i përshtatet këtij ritmi, me iniciativa inovatore, mjedis të motivuar për të tërhequr të rinjtë si dhe duke ndjekur tendencat e reja të punës.

Ministrja foli gjithashtu dhe për programin e punësimit të ekselentëve në administratën publike, ku numërohen rreth 500 të rinj të punësuar vetëm nga ky program, duke theksuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ky program ka në në zhvillimin e aftësive profesionale dhe karrierës së tyre.

Konferenca “Rinia 2030” u organizua me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Asistencës Teknike “Mbështetja e BE për Përfshirjen Sociale në Shqipëri” EU4SI, në kuadër të një vjetorit të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022 – 2029.