IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Projekti “Qelizat e reja” ka vijuar me të njëjtin intensitet edhe përgjatë muajit janar, duke ofruar trajnimet e fundit përgatitore si pjesë e shkollës online dimërore, por edhe në klasa të caktuara për 25 nëpunësit fitues.

Në datën 15 janar, dr. Angela Bourbouli, Drejtore në EKDDA, Qendra Kombëtare për Administratën Publike dhe Pushtetin Vendor në Greqi, ndau njohuri të vlefshme sa i përket vlerësimit të implementuar së fundmi në administratën publike greke. Sistemi i ri i vlerësimit përfshin një strategji të re për trajnimin dhe ndërtimin e aftësive të nevojshme në sektorin publik.

Gjatë këtij sesioni, pjesëmarrësit mësuan më shumë për rëndësinë e një stafi të harmonizuar, pasi dinamikat e ekipit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në produktivitetin e punës. Zhvillimi i vazhdueshëm profesional për të rritur aftësitë dhe njohuritë e punonjësve është çelësi i suksesit të një institucioni, theksoi gjatë trajnimit znj. Bourbouli.

Në 18 janar, 25 nëpunësit e programit “Qelizat e reja” përmbyllën me sukses seminarin e drejtuar nga eksperti italian, z. Mattia Casula, nga Universiteti i Bolonjës.

Përmes metodave të integruara dhe ndërvepruese, pjesëmarrësit e programit përfituan njohuri për proceset e integrimit evropian, rreth temave në:

- Fushën e përafrimit dhe harmonizimit ligjor

- Koordinimin dhe menaxhimin e negociatave me BE-në

- Koordinimin e politikave dhe reformës së administratës publike

Departamenti i Administratës Publike theksoi edhe një herë rëndësinë e këtij programi unik duke i nxitur pjesëmarrësit të përfitojnë duke mësuar sa më shumë nga kjo eksperiencë e jashtëzakonshme!

Në datat 24 – 25 – 26 janar, në ambientet e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, “Europe House”, ekipi i programit “Qelizat e reja” zhvilloi workshopin e fundit në klasë me nëpunësit e përzgjedhur.

Profesori i asocuar, i të Drejtës së Bashkimit Evropian në Universitetin e Bolonjës, z. Marco Borraccetti, prezantoi nëpunësit me temat si më poshtë:

- Deontologjia

- Menaxhimi i projekteve

- Menaxhimi strategjik

- Menaxhimi i burimeve njerëzore

- Aftësitë e lidershipit

- Transformimi digjital

Të gjitha sesionet trajnuese, pjesë e fazës parapërgatitore iu shërbyen 25 nëpunësve civilë të kuptonin më mirë praktikën e tyre në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.