IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Departamenti i Administratës Publike do të shpallë përgjatë vitit 2024,  vendet vakante të ndara në kategoritë si më poshtë:

Për kategorinë ekzekutive (868)

Për kategorinë e ulët drejtuese (217)

Për kategorinë e mesme drejtuese (92)

Në vendimin e miratuar (këtu) nga Këshilli i Ministrave për planin vjetor të pranimit në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil renditen dhe fushat përkatëse për të cilat administrata do të ketë nevojë gjatë këtij viti:

Shkenca ekonomike; juridike; shoqërore; sociale; mjekësore; inxhinierike; ekzakte; edukimi; mjedisore ose të tjera të përshtatshme; biologjike dhe të ngjashme me to; Audit i brendshëm;  Histori-filologji; Veterinari; Agronomi; Zootekni; Mbrojtje bimësh; Kimi; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Artet e bukura; Gjeodezi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë.

Në vendim renditen gjithashtu dhe institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2024:

1. Kryeministria dhe institucionet në varësi të saj;

2. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;

3. Sistemi i ministrisë së Brendshme;

4. Sistemi i ministrisë së Mbrojtjes;

5. Sistemi i ministrisë së Financave;

6.  Sistemi  i  ministrisë  së  Ekonomisë,  Kulturës dhe Inovacionit;

7. Sistemi i ministrisë së Drejtësisë;

8.  Sistemi  i  ministrisë  së  Infrastrukturës  dhe Energjisë;

9. Sistemi i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

10. Sistemi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedsit;

11.  Sistemi  i  ministrisë  së  Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale;

12. Sistemi i ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Për të aplikuar në shpalljet që publikon DAP në faqen zyrtare, www.dap.gov.al, kandidatët duhet të krijojnë fillimisht profilin e tyre online me dokumentet e nevojshme e më pas të aplikojnë në shpallje për të cilat kanë interes dhe që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe ato të posaçme.