IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datat 5 - 8 qershor, Shkolla Rajonale e Administratës Publike, zhvilloi modulin e dytë të Akademisë Rajonale mbi “Procesin e politikave të bazuara në evidencë”.

Aktiviteti i mbajtur në Tivar të Malit të Zi, mblodhi së bashku nëpunësit civilë të administratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor që punojnë me politikëbërjen.

Aktiviteti kishte për synim ndarjen e njohurive praktike rreth metodave dhe mjeteve për planifikimin kompleks të politikave në mënyrë sa më efikase dhe në harmonizim me vendet e rajonit.

Pjesëmarrësit ndanë me njëri - tjetrin vështirësitë e hasura gjatë këtij rrugëtimi si dhe zgjidhjet e mundshme për politika sa më efikase në mbështetje të vazhdueshme në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve anëtare të ReSPA.

Sakaq, përfaqësuesi i SIGMA-s, Bagrat Tunyan, pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm prezantoi draftin e parimeve të rishikuara të administratës publike dhe diskutoi me pjesëmarrësit mbi proceset dhe mjetet kryesore për të arritur politikëbërjen bazuar mbi evidencë.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu dhe mbi prioritetet kryesore për reformat e ardhshme në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar domosdoshmërinë për një përafrim më të fortë të vlerësimeve të ndikimit dhe konsultimit të palëve të interesuara me planifikimin e politikave. Rritja e mëtejshme e hapjes dhe transparencës së të gjithë sistemit të qeverisjes mbetet thelbësore për administratat në rajon.