IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datat 6 - 7 qershor, Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) organizoi në Sarajevë trajnimin dedikuar analizës së të dhënave të Burimeve Njerëzore. Në trajnim morën pjesë nëpunës civilë të administratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshi dhe përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike. Synimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve dhe aftësitë e punonjësve në analizën e të dhënave dhe përgatitjen e raporteve vizualisht të kuptueshme.

Krahasimi i mjeteve të ndryshme të analizës së të dhënave, parimeve të bazës së të dhënave, instalimi i SQL Server, krijimi i bazës së të dhënave/tabelave, importimi i dokumenteve nga burime të ndryshme të dhënash: excel, txt, SQL të tjera, instalimi/konfigurimi/përgatitja dhe dizajnimi i raporteve të Power BI, përdorimi i Power BI të ndryshëm, publikimi dhe ndarja e raporteve ishin disa nga temat e trajtuara gjatë trajnimit dyditor në Sarajevë.