IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në 15 qershor, Ministri i Shtetit për Standardet e Shërbimeve, znj. Milva Ekonomi, prezantoi në Kuvendin e Shqipërisë, raportin e Departamentit të Administratës Publike për vitin 2022, mbi progresin e punës në drejtim të administratës publike.

Reforma në Administratën Publike ka qenë dhe vijon të mbetet në vëmendje të qeverisë Shqiptare si një ndër reformat më të rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e vendit por edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ministrja Ekonomi theksoi se reforma e Administratës Publike ka një kornizë strategjike të mirëpërcaktuar prej 8 vitesh në vend, me Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike, dokument i cili përbën bazën mbi të cilën zbatohet kjo reformë thelbësore.

“Po hartohet Strategjia e re e Reformës në Administratën Publike për vitin 2023-2030, e cila është një nga piketat hapëse që do të vlerësohet si një pjesë thelbësore e kriterit politik. Në vijim po hartohet udhërrëfyesi për PAR (Public Administration Reform) që do të shërbejë si një dokument bazë për vijimin e dialogut politik në këtë fushë”.

Qeveria shqiptare ka pasur në fokus reformimin e sistemit të pagave, e për këtë Departamenti i Administratës Publike, bashkë me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me mbështetjen e projekteve IPA dhe të SIGMA-s kanë realizuar një analizë të sistemeve aktuale.

Në drejtim të rienergjizimit të administratës publike qeveria shqiptare i ka kushtuar vëmendje promovimit dhe krijimit të mundësive nëpërmjet programeve të dedikuara, ekselencës, “Gati për Shqipërinë” dhe projekti “Young Cells”.

Për vitin 2023 synohet:

  • Të rritet tërheqja ndaj administratës publike dhe mbajtja e profesionistëve të talentuar nëpërmjet aplikimit të skemave të motivimit dhe një sistemi pagash stimulues
  • Të vijohet me aftësimin e punonjësve të administratës publike, nëpërmjet diversifikimit dhe efikasitetit të programeve të ngritjes së kapaciteteve
  • Të thjeshtohet dhe përmirësohet metodologjia e vlerësimit të nevojave për trajnim dhe vlerësimit të cilësisë së procesit të trajnimit që ofrohet nga ASPA
  • Të përmirësohet infrastruktura e SIMBNJ/HRMIS për të vijuar me përllogaritjen e pagave nëpërmjet këtij sistemi dhe shtrirjen e tij në të gjitha institucionet e administratës publike.