Në datën 28 janar u zhvillua online takimi i 10-të i Grupit të Posaçëm të Reformës në Administratën Publike BE - Shqipëri, bashkëdrejtuar nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe Kreu i Njësisë për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerimin e BE-së, Michela Matuella.
Bashkë me përfaqësues të strukturave të BE-së dhe institucionet publike shqiptare gjatë takimit u ndanë arritjet dhe përpjekjet për rezultate konkrete dhe të matshme në drejtim të Reformës së Administratës Publike.
- Zbatimi i legjislacionit të shërbimit civil, me fokus njësitë e qeverisjes vendore
- Digjitalizimi i procesit të rekrutimit në shërbimin civil, mundësia për të zhvilluar çdo fazë online
- Forcimi i kapaciteteve profesionale të nëpunësve publikë e të komisioneve të vlerësimit
- Rishikimi dhe harmonizimi i mbi 1300 përshkrime pune në institucionet qendrore
- Funksionimi dhe përdorimi i moduleve të unifikuara të platformës së integruar “administrata.al”
- Ecuria e reformës së pagave
- Trajnimi i mbi 500 nëpunësve publikë për Manualin për Zbatimin e Legjislacionit të Shërbimit Civil dhe Kodin e Procedurave Administrative
- Trajnimi i mbi 300 nëpunësve të njësive vendore për udhëzimet dhe manualet dedikuar burimeve njerëzore
- Rekomandime për përmirësimin e procedurës së rekrutimit – veçanërisht për proceset e NJQV-ve