IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Albana Koçiu, mori pjesë në konferencën e dytë rajonale “Qytetarët të parët”, organizuar nga projekti WeBER2.

Përfaqësuesit e projektit WeBER2 prezantuan rezultatet e hulumtimit krahasues për monitorimin e Reformës së Administratës Publike në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ku veçuan Shqipërinë për rezultatet më të larta në rajon sa i takon Shërbimit Publik dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Gjatë fjalës së saj, znj. Koçiu theksoi angazhimin maksimal të Shqipërisë për të zhvilluar me tej administratën publike, për forcimin profesional të nëpunësve publikë, si dhe realizimin e një reforme të plotë për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike.

Në konferencën dyditore të zhvilluar në datat 25 – 26 shkurt ku morën pjesë përfaqësues të administratave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, SIGMA/OECD, ekspertë të pavarur dhe shoqëria civile, u diskutua gjithashtu për sfidat e administratave të vendeve të rajonit gjatë pandemisë, si dhe për gjetjet e raportit të monitorimit të Reformës së Administratës Publike nga projekti WeBER2.