IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datën 29 mars Departamenti i Administratës Publike priti Ministrin për Administratën Publike të Kosovës, z. Mahir Yagcilar dhe delegacionin që e shoqëronte në vizitën e tij zyrtare në Tiranë. Gjatë takimit u diskutua për procesin e rekrutimit në shërbimin civil, aplikimin online si dhe mekanizmat që përdor Departamenti për testimin elektronik, vlerësimin automatik të tezave nëpërmjet sistemit të informatizuar dhe anonim.

Ministri Yagcilar vlerësoi procesin online të rekrutimit të DAP si hap shumë pozitiv për administratën shqiptare dhe shprehu interes për sistemin elektronik  me qëllim aplikimin e tij sa më shpejt edhe në administratën e Kosovës. Departamenti i Administratës Publike shpjegoi dhe Sistemin Informatik për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (HRMIS), sistem që ka për qëllim mbledhjen e të gjitha të dhënave sa i përket burimeve njerëzore të çdo institucioni të administratës publike shqiptare në një vend të vetëm.

Për nevoja të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën e rekrutimit, takime të këtij lloji mes DAP dhe Ministrisë për Administratën Publike do të jenë edhe më të shpeshta.