Departamenti i Administratës Publike njofton shtyrjen e afatit të publikimit të rezultateve të verifikimit për Thirrjen e Ekselentëve 2026, për shkak të nevojës për plotësimin e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët, kryesisht lidhur me mesataren e ponderuar, si një nga kriteret bazë të kualifikimit.
Rezultatet e verifikimit paraprak do të publikohen më datë 5 nëntor 2026.