Skuadra jonë

Enkela Dudushi ??

Enkela Dudushi

Njësia e Politikave dhe Programeve të Zhvillimit të Administratës Publike
Keida Meta ??

Keida Meta

Drejtoria e Politikave dhe Zhvillimit të Administratës Publike
Ened Kerçini ??

Ened Kerçini

Drejtoria e Programeve të Reformës në Administratën Publike
Marçela Kërëku ??

Marçela Kërëku

Drejtoria e Integritetit, Mbikqyrjes dhe Ankesave Administrative e Gjyqësore
Migena Braçe ??

Migena Braçe

Drejtoria e Procedurave të Rekrutimit në Shërbimin Civil

Rreth nesh

Njihu me ne

Prej vitesh, fokusi ynë ka qenë dhe mbetet përzgjedhja e nëpunësve më të mirë, bazuar në integritet moral dhe paanësi politike. Ky është një angazhim i përditshëm për ne, në institucionin tonë, dhe një sfidë që e përballojmë me shumë përkushtim. Për të ndërtuar një administratë publike me nëpunës profesionistë, të cilët ofrojnë shërbime cilësore dhe në kohë për qytetarët, kemi përqafuar zhvillimet teknologjike më të fundit. Në përputhje edhe me angazhimet e Shqipërisë në këtë drejtim, DAP ka përshtatur një qasje inovatore, duke zbatuar sisteme moderne për menaxhimin e burimeve njerëzore.

  • Me nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Reforma në Administratën Publike është përcaktuar si një element thelbësor në përmbushjen e kritereve politike. Ky proces i rëndësishëm kërkon një angazhim të përbashkët institucional, për të përmbushur me sukses detyrimet dhe për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian.

Prioritetet

Reformat funksionale dhe strukturore, implementimi i shërbimeve inovative, përmirësimi i sistemeve të pagave dhe zhvillimit të karrierës për nëpunësit publikë, janë prioritetet tona kryesore. Këto përpjekje të publikuara vazhdimisht në faqen tonë zyrtare, do të përditësohen me informacionet më të fundit në lidhje me:

  • Aktivitetet kryesore të institucionit
  • Mundësitë e reja të punës për nëpunësit dhe qytetarët
  • Raportet vjetore
  • Dokumentet strategjike
  • Projektet e ndryshme
  • Vendimet dhe risitë në administratën publike