28 shtatori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim. Kjo ditë përkon edhe me miratimin nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”. Zbatimi i tij është sfidë për të gjitha Autoritetet Publike për të kultivuar kulturën e transparencës ndaj publikut. Autoritete homologe dhe organizata jo fitimprurëse e kremtojnë atë duke organizuar aktivitete dhe nisma që promovojnë këtë të drejtë, si dhe nxisin përmirësimin e kuadrit rregullator për zbatimin e saj.
Me këtë rast, Zyra e Komisionerit ka krijuar një poster ndërgjegjësues i cili vendoset sot në faqet zyrtare të internetit dhe rrjeteve sociale të Autoriteve Publike për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me ushtrimin e të drejtës së tyre për informim.