Vilma Guri emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës Publike

Në muajin dhjetor, znj. Vilma Guri u emërua në pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike (DAP).
Znj. Guri sjell në këtë funksion mbi 20 vite përvojë profesionale në qeverisjen e mirë, sigurinë ndërkombëtare dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale, të fituar përmes angazhimit në programe kombëtare dhe ndërkombëtare.


Ajo është instruktore e certifikuar nga Instituti i Shërbimit të Jashtëm (FSI) i Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe ka ofruar trajnime për zhvillimin e kapaciteteve drejtuese dhe menaxheriale për zyrtarët e mjediseve diplomatike dhe institucionale.
Ky emërim përforcon më tej kapacitetet drejtuese të Departamentit të Administratës Publike në funksion të reformave dhe modernizimit të administratës publike shqiptare.