Në datën 26 mars 2026, Departamenti i Administratës Publike (DAP) mori pjesë në Panairin e Karrierës 2026, organizuar nga Universiteti POLIS, duke prezantuar për studentët mundësitë konkrete të punësimit në administratën shtetërore.
Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e DAP informuan të rinjtë e interesuar mbi procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, vendet vakante aktive, kriteret e përgjithshme/posaçme si dhe mënyrën e aplikimit online përmes platformës dap.gov.al.
Panairi shërbeu si një urë lidhëse mes të rinjve dhe institucioneve publike e private, për të nxitur më tej ndërveprimin dhe krijimin e kontakteve të drejtpërdrejta me studentët. Përmes kësaj pjesëmarrjeje, DAP synon të inkurajojë të rinjtë të bëhen pjesë e administratës shtetërore dhe të kontribuojnë në zhvillimin e saj.