Shtyhet afati i aplikimit të kandidatëve për procedurën e Trupa e Nivelit të Lartë Drejtues (TND)

Departamenti i Administratës Publike njofton shtyrjen e afatit të aplikimit të procedurës së konkurrimit “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së për vitin 2026” deri më datë 11.03.2026.

Shtyrja e afatit synon garantimin e një procesi konkurrues duke mundësuar pjesëmarrjen e një numri sa më të gjerë kandidatësh të kualifikuar.
Të interesuarit ftohen të konsultojnë procedurën e plotë, kriteret ligjore dhe dokumentacionin e nevojshëm në faqen zyrtare të DAP dhe të paraqesin aplikimin brenda afatit të ri.