Prezantohet ecuria e zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2025 - 2030

Më 24 shtator, nën drejtimin e Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, u zhvillua takimi për ecurinë e zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2025-2030, për periudhën janar–qershor 2026. Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike të përfshira në zbatimin e reformës, organizatave të shoqërisë civile, komunitetit akademik dhe ekspertë të pavarur.

Gjatë takimit, Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, znj. Nora Ilirjani, prezantoi ecurinë e zbatimit të Strategjisë, duke evidentuar progresin e arritur në fushat prioritare të reformës, si: zhvillimi dhe koordinimi i politikave, përmirësimi i menaxhimit të burimeve njerëzore, digjitalizimi i shërbimeve publike, forcimi i transparencës dhe llogaridhënies institucionale, si dhe administratën e gjelbër.

Në këtë kuadër, vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve në kuadrin ligjor dhe institucional, forcimit të kapaciteteve të administratës publike dhe përmirësimit të proceseve të punës, me synim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Krahas progresit të arritur, u diskutuan edhe sfidat e identifikuara gjatë zbatimit të Strategjisë, si dhe prioritetet për periudhën në vijim.
Në funksion të këtyre prioriteteve, Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, vijon koordinimin dhe monitorimin e zbatimit të Strategjisë, me synim konsolidimin e një administrate publike profesionale, efikase dhe transparente, në përputhje me standardet evropiane dhe objektivat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Snrap 2025 2030 1