Paris, Shqipëria në Forumin Global të OECD për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Integritetin 2026

Në datat 23-27 mars 2026, në Paris u zhvillua Forumi Global i OECD për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Integritetin, ku Shqipëria u përfaqësua nga Marcela Kërëku, Drejtor i Drejtorisë së Integritetit, Mbikëqyrjes dhe Ankesave Administrative e Gjyqësore pranë DAP.

Shqipëria kontribuoi në diskutimet mbi rëndësinë e integritetit si motor për konkurrueshmëri dhe zhvillim ekonomik, ku në sesionin “Avantazhi i integritetit: Integriteti në sektorin publik përmes trajnimit” theksoi rëndësinë e trajnimeve në sektorin publik dhe përdorimin e kurseve online për forcimin e etikës dhe integritetit të nëpunësve civilë, si pjesë e reformave për një administratë më efikase, transparente dhe të përgjegjshme.
Diskutimet sollën gjithashtu perspektivën e lidhjes midis integritetit, thjeshtimit të procedurave administrative dhe ndikimit të tyre në klimën e biznesit dhe zhvillimin ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Një administratë me integritet do të thotë:

-    Vendimmarrje më e drejtë
-    Ndërtimin e besueshmërisë institucionale
-    Shërbime më cilësore për qytetarët
-    Më shumë besim të publikut
-    Krijimin e një mjedisi të drejtë për biznesin

Shqipëria mori pjesë në këtë forum në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA).