ReSPA - Njoftim për vend vakant

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) shpall thirrjen për aplikime për pozicionin:
Menaxher Programi për Çështjet Ligjore

📍 Vendndodhja: Podgoricë, Mal i Zi
📅 Afati i aplikimit: 25 Prill 2026, ora 23:59 (CET) 
📧 Aplikimet: recruitment@respaweb.eu

Kriteret: 
-    Diplomë universitare në Drejtësi
-    Minimumi 5 vite përvojë në fushat e qeverisjes publike 
-    Të paktën 3 vite eksperiencë në administratën publike në fushë, e të drejtës ndërkombëtare dhe BE-së, prokurim publik, si dhe menaxhimi i burimeve njerëzore
-    Përvojë në menaxhimin e projekteve (preferohet me fonde të BE-së)
-    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
-    Shtetësi e një prej vendeve anëtare të ReSPA (përfshirë Shqipërinë)

Pozicioni Menaxher Programi për Çështjet Ligjore ka rol kyç në:
-    Hartimin dhe zbatimin e programeve për përmirësimin e qeverisjes publike
-    Ofrimin e mbështetjes ligjore për strukturat organizative
-    Menaxhimin e proceseve të burimeve njerëzore dhe procedurave të prokurimit
-    Zbatimin e projekteve, veçanërisht të financuara nga BE

Për më shumë informacion klikoni këtu

*Sekretariati inkurajon veçanërisht aplikimet nga qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë - Hercegovinës