“Mendësia e anëtarësimit”, webinar rajonal për lidershipin publik dhe reformat e integrimit europian

Në kuadër të programit “Irlanda për Zgjerimin e Bashkimit Europian”, Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) dhe Instituti Irlandez i Administratës Publike (IPA) zhvilluan online në datën 15 janar, webinarin dedikuar forcimit të lidershipit në proceset e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me pjesëmarrjen e nëpunësve publikë nga Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina.


Në webinar u prezantua koncepti “mendësia e anëtarësimit”/ “Accession Mindset” duke theksuar rolin e lidershipit të bazuar në vlera, bashkëpunim dhe vendimmarrje gjithëpërfshirëse në nxitjen dhe qëndrueshmërinë e reformave të integrimit europian. 


Webinari përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin mësimor të programit, i cili do të vijojë me një masterclass në muajin shkurt dhe do të kulmojë me një konferencë finale, duke forcuar më tej bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e lidershipit për zgjerimin e BE-së.

15.01.2026