Mbahet ceremonia e Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës,  certifikohen 600 të rinj

 

Drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Vilma Guri, bashkë me Kryeministrin z. Edi Rama, Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja dhe kolegë të administratës publike, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, ku 600 të rinj u pajisën me certifikatë për përfundimin me sukses të praktikës tremujore.

Rreth 250 praktikantë të kësaj thirrjeje do të përfitojnë kontratë 1-vjeçare pune, ndërsa programi vijon të shërbejë si model praktik për përgatitjen e brezit të ri të administratës publike.

Programi ka punësuar në mënyrë përfundimtare në administratën publike rreth 1600 persona, duke ju dhënë mundësi më të mirëve që të kenë një perspektivë si punonjës të rinj të shtetit.

 

 

4.02.2026