Mundësi ndërkombëtare për nëpunësit civilë. Hapet thirrja për programet prestigjioze të trajnimit të INSP

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) në bashkëpunim me Ambasadat Franceze në Ballkanin Perëndimor dhe vendet e Fqinjësisë Lindore, hapin aplikimet për programet prestigjioze ndërkombëtare të Institutit Kombëtar Francez të Shërbimit Publik (INSP).

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë në:

•    Lidership
•    Politikat e Bashkimit Evropian
•    Negocim dhe diplomaci
•    Qeverisje dhe administratë publike

Programet për vitin 2026:

🔶 Ekspertiza në Fondet Evropiane (6-10 korrik 2026)
🔶 Negocimi brenda dhe me Bashkimin Evropian: Diplomacia ekonomike evropiane (29 shtator - 3 tetor 2026)
🔶 Diplomacia në transformim: Përshtatja me praktikat e reja dhe ndryshimet globale (30 nëntor - 4 dhjetor 2026)

🎯 Kush mund të aplikojë?

Nëpunës civilë nën 35 vjeç, me eksperiencë profesionale relevante dhe njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Afati i aplikimit: 28 maj 2026
🔗 Më shumë informacion: https://respaweb.eu/0/news/919