Rreth 100 drejtues dhe ekspertë të administratës publike nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Europian dhe vende partnere u mblodhën në Zagreb për Konferencën e Lidershipit 2025, me temën “Nga reflektimi drejt veprimit: Bashkë-krijimi i lidershipit për administratën publike”.
Gjatë konferencës së organizuar nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) në bashkëpunim me Shkollën Kroate të Administratës Publike, Universiteti i Shkencave të Aplikuara për Administratë Publike në Kehl dhe Ambasada e Francës në Zagreb u prezantuan modele të reja të zhvillimit të lidershipit, iniciativa përtej klasës dhe rezultate pilot që synojnë forcimin e kapaciteteve drejtuese në sektorin publik.
Nga teoria te zbatimi praktik
Punimet e konferencës u fokusuan në kalimin nga diskutimi teorik drejt veprimit konkret, duke theksuar se lidershipi në administratën publike ndërtohet përmes praktikës, mentorimit dhe bashkëpunimit institucional. Qëllimi kryesor ishte kthimi i vizionit strategjik në rezultate të matshme dhe të prekshme për qytetarët.
Bashkë-krijim dhe vizion rajonal
Pjesëmarrësit u angazhuan në panele tematike dhe sesione bashkë-krijimi për: Hartimin e një programi rajonal të lidershipit dhe krijimin e një komuniteti rajonal të të nxënit, si bazë për bashkëpunim afatgjatë dhe ndarje përvojash.
Hap drejt administratave moderne
Konferenca hodhi themelet për iniciativa të reja rajonale që synojnë ndërtimin e administratave publike më efikase, inovative dhe të orientuara drejt qytetarëve, duke forcuar kulturën e lidershipit modern në shërbim të reformave dhe integrimit europian.