Java e Administratës Publike 2026 mbyllet me Kampionatin e Volejbollit, triumfon ekipi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Në kuadër të edicionit të tretë të Javës së Administratës Publike u zhvillua Kampionati i Volejbollit ndërmjet institucioneve publike, një aktivitet që promovoi bashkëpunimin, frymën e skuadrës dhe një stil jetese aktiv në administratën publike.

Pas një jave garash emocionuese, ekipi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u shpall kampion, duke fituar finalen përballë ekipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe duke ngritur trofeun e këtij edicioni.
Kampionati mblodhi 13 ekipe nga institucione të ndryshme publike, të cilat gjatë gjithë javës sollën në fushë përkushtim, energji, profesionalizëm dhe frymë të fortë bashkëpunimi, duke dëshmuar se sporti është një mënyrë e rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe kulturën e punës në ekip.