ReSPA kërkon drejtuesin e ri

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) ka hapur thirrjen për aplikimin e Drejtorit Ekzekutiv të ardhshëm, një rol kyç për të udhëhequr vizionin, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e reformës në administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor.
ReSPA është një organizatë ndërkombëtare rajonale, e themeluar si një nismë e përbashkët e Komisionit Evropian dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë rol, Drejtori i ReSPA-s do të:

-    Udhëheqë dhe drejtojë organizatën në nivel strategjik dhe operacional;
-    Përfaqësojë dhe promovojë ReSPA-n si një burim ekspertize për zhvillimin e shërbimeve publike cilësore;
-    Forcojë bashkëpunimin me Anëtarët e ReSPA-s, Bashkimin Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë;
-    Kontribuojë në forcimin e qeverisjes demokratike dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Aplikimet janë të hapura deri më 25 gusht 2026 (CET).

Për më shumë informacion dhe dokumentet e aplikimit: https://www.respaweb.eu/90/tenders/453/vacancy-announcement-director-of-the-regional-school-of-public-administration-respa