Departamenti i Administratës Publike mori pjesë në panairin “Dita e Karrierës – Hidh hapin tënd”, organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, një aktivitet që mblodhi mbi 60 kompani dhe institucione nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe administratës publike.
Gjatë panairit, përfaqësuesit e DAP prezantuan për studentët mundësitë e punësimit nëpërmjet platformës dap.gov.al si dhe procedurat e rekrutimit në shërbimi civil.
Përmes pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, DAP vijon të mbështesë nisma që promovojnë orientimin profesional të të rinjve dhe rrisin ndërgjegjësimin mbi mundësitë që ofron administrata publike për brezat e rinj.
Panairi, i cili u vizitua nga mbi 2000 studentë, krijoi një hapësirë të rëndësishme bashkëpunimi mes universiteteve, institucioneve dhe tregut të punës, duke i afruar të rinjtë me mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe integrim në tregun e punës.