DAP në tryezën e OSBE-së dhe OECD/SIGMA për ankesat në shërbimin civil

Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, znj. Nora Ilirjani, mori pjesë në tryezën e organizuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OECD/SIGMA, me temë “Ankesat në fushën e shërbimit civil dhe menaxhimi i burimeve njerëzore”.

Aktiviteti u fokusua në sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e mekanizmave të trajtimit të ankesave në shërbimin civil, forcimin e transparencës dhe ligjshmërisë, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e parandalimit të mosmarrëveshjeve, përmirësimit të procedurave administrative dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtimin efektiv të ankesave.
Në tryezën e mbajtur më 19 tetor morën pjesë gjithashtu, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, përfaqësues të OSBE-së, OECD/SIGMA, dhe institucioneve të tjera publike.

DAP Ne Tryezen OSBE1