DAP dhe SIGMA koordinojnë përgatitjet për Vlerësimin e Administratës Publike 2027

Më 20 tetor, Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me SIGMA, zhvilloi dy takime online me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, në kuadër të përgatitjeve për Vlerësimin e Administratës Publike 2027, që do të realizohet nga SIGMA me kërkesë të Komisionit Evropian.

Takimet u fokusuan në dy fusha kryesore: “Zhvillimi dhe koordinimi i politikave” dhe “Organizimi, llogaridhënia dhe mbikëqyrja”. Gjatë diskutimeve u analizuan gjetjet dhe rekomandimet e Vlerësimit SIGMA 2024, progresi i arritur nga institucionet, sfidat dhe prioritetet për përmirësimin e mëtejshëm të performancës së administratës publike.

Këshilltari i Lartë për Politikat dhe Menaxher për Shqipërinë në OECD/SIGMA z. Timo Ligi, prezantoi çështjet kryesore të vlerësimit, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse shkëmbyen mendime mbi masat e ndërmarra dhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional.
DAP do të vijojë bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për monitorimin e progresit, adresimin e rekomandimeve dhe përgatitjen për Vlerësimin SIGMA 2027, në funksion të përafrimit me standardet evropiane të mirëqeverisjes.