DAP dhe KMSHC diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për administratën publike

Forcimi i bashkëpunimit institucional dhe vijimi i reformave në shërbimin civil ishin në qendër të takimit të zhvilluar në Departamentin e Administratës Publike (DAP), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC).

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të Rezolutës së Kuvendit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përmirësimit të procedurave të rekrutimit, monitorimit të zbatimit të legjislacionit të shërbimit civil, administrimit të burimeve njerëzore, rritjes së profesionalizmit në administratën publike, si dhe zbatimit të vendimeve gjyqësore.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit ndërinstitucional për adresimin e problematikave të evidentuara dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm drejt një administrate publike profesionale, transparente dhe të bazuar në meritë.