Drejtori i Departamentit të Administratës Publike znj. Vilma Guri zhvilloi një takim pune me Komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e kapaciteteve të administratës publike.
Gjatë takimit u diskutuan hapa konkretë për përmirësimin e menaxhimit të shërbimit civil, rritjen e profesionalizmit dhe garantimin e zbatimit të standardeve ligjore në administratë, me theks të veçantë te koordinimi i proceseve që lidhen me zbatimin në praktikë të ligjit “Për nëpunësin civil”.
Palët u angazhuan për ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës dhe rinovimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me objektiva të qarta për një administratë publike më efikase, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.
3.2.2026