Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, organizon webinarin "Bëhu diplomat i Shqipërisë Evropiane", ku do të prezantohen mundësitë për të ndërtuar një karrierë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si edhe procesi i aplikimit dhe i përzgjedhjes për pozicionet aktualisht të hapura.
Webinari është pa pagesë dhe u dedikohet kandidatëve që kanë përfunduar studimet Master i Shkencave dhe kanë minimumi një vit përvojë pune, të interesuar për të nisur një karrierë dhe një rrugëtim unik në shërbimin publik.
Gjatë webinarit do të njiheni me:
• Procesin e aplikimit dhe të përzgjedhjes në shërbimin civil
• Profilin dhe kompetencat që kërkohen për pozicionet e lira
• Mundësitë e zhvillimit profesional dhe rrugëtimin e karrierës në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme
• Përvojat dhe këshillat e profesionistëve të ministries
Në fund të webinarit do të keni mundësinë të bëni pyetjet tuaja dhe të informoheni mbi pozicionet e hapura aktualisht.
📅 29 korrik 2026
🕕 Ora 18:00
💻 Online
Regjistrohu këtu: [link]