Reforma e Administratës Publike, në fokus zbatimi i ndryshimeve ligjore dhe avancimi i HRMIS

Në kuadër të zbatimit të Reformës së Administratës Publike, u zhvillua një takim pune me drejtuesit e burimeve njerëzore të ministrive dhe Kryeministrisë, me fokus zbatimin e ndryshimeve në ligjin për administratën shtetërore dhe avancimin e implementimit të sistemit HRMIS.


Takimi synoi forcimin e koordinimit ndërinstitucional për zbatimin e ndryshimeve dhe modernizimin e menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike. Këto masa janë pjesë e reformave për ndërtimin e një administrate më moderne dhe efikase, në përputhje me standardet e procesit të integrimit evropian.