Akademia Diplomatike e Vjenës - Thirrje për aplikim, trajnim ndërkombëtar (online)

Ambasada Austriake në Tiranë njofton hapjen e aplikimeve për programin 2- javor 👉 Trajnimi Online për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës.

📅 6–17 korrik 2026 (me kohë të plotë)
📌 Fokus: BE dhe marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor

Kush mund të aplikojë?

-          Nëpunës të administratës publike

-          1–2 vite eksperiencë pune

-          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

-          Mosha deri 38 vjeç

📣 Inkurajohen veçanërisht aplikimet nga:

-          Grupet e margjinalizuara

-          Pakicat etnike dhe fetare

-          Personat me aftësi të kufizuar

Afati i aplikimit: 20 prill 2026

🔗 Apliko këtu:
https://da-vienna.ac.at/ETP-SE-Europe-2026