VENDIM Nr. 541, datë 18.6.2015 PËR PËRCAKTIMIN E FUNKSIONEVE, TË PËRGJEGJËSIVE DHE TË MARRËDHËNIEVE NDËRMJET AUTORITETEVE DHE STRUKTURAVE TË MENAXHIMIT INDIREKT TË ASISTENCËS SË BASHKIMIT EVROPIAN, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT IPA II (2014 – 2020)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 11, të marrëveshjes kuadër,
ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së
Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për rregullat e zbatimit të asistencës financiare të BE-së për
Shqipërinë, në kuadër të zbatimit të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit IPA II, ratifikuar
me ligjin nr. 37/2015, me propozimin e ministrit të Financave dhe ministrit të Integrimit Evropian,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI: