VENDIM Nr. 242, datë 18.03.2015 i ndryshuar me VKM nr. 748, datë 19.12.2018, PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave, VENDOSI: KREU I DISPOZTA TË PËRGJITHSHME Ky vendim rregullon procedurat për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, nëpërmjet lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.