VENDIM Nr. 125, datë 17.2.2016 PËR TRANSFERIMIN E PËRKOHSHËM DHE TË PËRHERSHËM TË NËPUNËSVE CIVILË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 48, pika 7, 50, pika 9, 51, pika 3, e 52, pika 4,
të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për
Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
VENDOSI: