Regjistri Qendror i Personelit (RQP)

Regjistri Regjistri Qendror i Personelit RQP është ndërtuar në zbatim të ( Ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,  neni 17) dhe funksionon sipas VKM 833 date 28.10.2020

Regjistri Qendror i Personelit RQP (HRMIS) shërben për ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave të Institucioneve dhe të dhënave të personelit të të gjithë punonjësve në Kryeministri, Ministritë e Linjës, Institucionet e varura/të pavarura, Pushtetit Vendor dhe të gjitha Institucionet e Administratës Publike.

Funksionalitetet e RQP kryesisht lidhen me menaxhimin e Institucioneve, Strukturat, Organikat dhe Pozicionet e punës, Punonjësit, Skemat e pagave, Llogaritjen e pagave në nivel punonjësi, gjenerimin e urdher shpenzimeve, si edhe gjenerimin e listëpagesave për çdo institucion. Nëpërmjet RQP realizohet gjithashtu transferimi i faturave elektronike të pagave të Institucioneve në sistemin e Thesarit, pjesë e AFMIS të Ministrisë së Financave.

Me përmirësimin e funksionaliteteve të RQP, është mundësuar firmosja dixhitale nëpërmjet një sistemi te përqendruar te nenshkrimit elektronik, ku cdo përdorues i pajisur me nënshkrim mund ta përdori atë,

RQP ofron mundësinë e firmosjes elektronike duke dixhitalizuar në këtë mënyrë procesin e nënshkrimit me dorë të dokumenteve. Përdoruesit të cilët janë të pajisur me Nënshkrim elektronik nga AKSHI, mund të përdorin RQP për të firmosur dokumentet që lidhen me pagat e punonjësve, konkretisht Borderon e Pagës dhe Urdhërshpenzimet për Thesarin.

Prej disa kohësh kemi ecur ngadalë në zgjerimin e dosjeve të institucioneve dhe të individëve për shkak të vështirësive të vendosura nga zbatimi i ligjit. Zgjidhja ka qenë e bazuar në legjislacionin e sherbimit civil dhe si e tille nuk mund te akomodonte kerkesat e menaxhimit te burimeve njerëzore në pushtetin vendor, institucioneve e pavarura dhe me kod pune.

Një nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet sistemi është ndryshimi në nevojat për Burimet Njerëzore të institucioneve të pavarura dhe atyre pa status civil.

Me zhvillimet e propozuara, nga këto sisteme elektronike pritet të mundësohen më tej informacione të strukturuara të vlefshme për punonjësit e burimeve njerëzore të të gjithë institucioneve qeveritare, duke i kthyer ato në mjetin thelbësor në ndihmë jo vetëm të menaxhimit te brendshëm të proceseve të lidhura me administratën publike, por dhe në marrjen e vendimeve strategjike lidhur me burimet njerëzore.

Gjithashtu një element i rëndësishëm inovator i përmirësimeve të mëtejshme është organizimi i proceseve, roleve dhe aktorëve në mënyrë të atillë që të shmanget sa më tepër të jetë e mundur procesimi me letër dhe të zëvendesohet nga procesimi elektronik duke tentuar që operacionet e përditshme të përmiresohen dhe zhvillohen nga ana teknologjike.