COLAB

Platforma e bashkëpunimit është krijuar për të mbështetur administrimin e proceseve të burimeve njerëzore dhe për të mundësuar shkëmbimin e praktikave dhe eksperiencave që ndihmojnë në menaxhimin sa më efikas. Ajo shërben si një burim unik dhe i përqendruar informacioni, duke lehtësuar mbledhjen dhe raportimin e të dhënave. Platforma synon të sjellë përfitime konkrete për të gjithë nëpunësit e administratës publike, me një rol të veçantë për mbështetjen e njësive të burimeve njerëzore.
Qëllimi: Të krijojë një mjedis unik dhe të integruar komunikimi dhe raportimi për administratën publike dhe të lehtësojë aplikimin e praktikave dhe proceseve të menaxhimit të burimeve njerëzore. Raporte mujore dhe tregues kryesorë (KPI) mbi menaxhimin e burimeve njerëzore.
Modeli i funksionimit përbëhet nga dy pjesë kryesore: Portali Publik, i cili është i njëjtë me faqen publike të Departamentit. Portali i Brendshëm, i aksesueshëm vetëm nga përdorues nëpunës të administratës publike.
Funksionon si një platformë qendrore ku çdo nëpunës regjistrohet automatikisht dhe i caktohen privilegjet përkatëse, bazuar në hierarkinë e pozicionit në Regjistër, duke mundësuar ushtrimin e funksioneve të lidhura me burimet njerëzore.
Modulet kryesore
  • Përshkrimi i punës – mundëson hartimin dhe përditësimin e përshkrimeve të detajuara të vendeve të punës.
  • Vlerësimi i performancës, mundëson procesin e vlerësimit të rezultateve të punës së nëpunësve civilë.
  • Raportimi mujor, mbledh të dhëna mbi treguesit kryesorë të burimeve njerëzore për të gjitha institucionet.
  • Moduli i Lejeve, për menaxhimin e lejes vjetore, duke mundësuar një proces të shpejtë dhe të standardizuar miratimi.
  • Treguesit kryesorë të performancës (KPI), mundëson matjen dhe raportimin e performancës mbi bazën e indikatorëve të përcaktuar, duke rritur efikasitetin dhe llogaridhënien.
  • Lirimi dhe Pezullimi, në ndihmë të Departamentit për administrimin e proceseve të largimit ose pezullimit nga puna.
  • Transferimi, në ndihmë të Departamentit për menaxhimin e lëvizjeve të punonjësve brenda ose ndërmjet institucioneve publike.
  • Masat Disiplinore në ndihmë të Departamentit duke mundësuar ndjekjen e procedurave disiplinore në shërbimin civil, duke siguruar respektimin e rregullave ligjore.
  • Procese Gjyqësore në ndihmë të Departamentit duke mundësuar regjistrimin dhe ndjekjen e çështjeve gjyqësore që lidhen me marrëdhëniet e punës.
Zhvillimet e fundit, perfshijne integrim i moduleve me Regjistrin Qendror të Personelit (RQP) dhe modulin e Lejeve për menaxhimin e lejeve vjetore.