Viti 2002 ka qene vit i stabilizimit te zbatimit te ligjit. Arritjet ne proçesin e zbatimit te ligjit deshmojne edhe njehere per rolin e pazevendesueshem te Kryeministrit dhe gjithe kabinetit qeveritar ne mbeshtetjen dhe ne zhvillimin e metejshem te reformes, rol qe vazhdimisht theksohet edhe nga eksperienca e vendeve europiane te zhvilluara e me tradite ne fushen e administrates publike. Ky vit, i karakterizuar nga ndryshimet e shpeshta te kabinetit qeveritar, deshmoi se administrata publike ka filluar te funksionoje sipas standardeve europiane, duke krijuar ne kete menyre bazen reale per fillimin e proçesit te integrimit europian te Shqiperise.