Reforma ne administraten publike ka filluar me miratimin nga qeveria te Strategjise per Reformen Institucionale dhe te Administrates Publike ne vitin 1999. Pjesa me e rendesishme e kesaj reforme lidhet me reformen ne sherbimin civil ne Shqiperi, e filluar ne vitin 1999 me miratimin e ligjit nr. 8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”. Gjate gjysmes se pare te vitit 2000 eshte plotesuar kuadri i nevojshem ligjor per funksionimin e te gjithe kesaj skeme dhe ne korrik 2000 eshte realizuar testimi i pare per rekrutimin e nepunesve civile. Me qellim implementimin dhe zbatimin e ligjit u krijuan disa institucione te reja dhe u forcuan ato ekzistuese. U forcua Departamenti i Administrates Publike ne Keshillin e Ministrave dhe u percaktuan kompetencat e tij. Eshte fjala kryesisht per kompetencat ne fushen e menaxhimit te burimeve njerezore si dhe funksione te tjera te lidhura ngushte me menaxhimin e sherbimit civil por dhe me gjere me reformen ne administraten publike (konkretisht pergatitja per miratim e strukturave dhe organikave te ministrive dhe institucioneve te tjera te ekzekutivit, kompetencat ne fushen e pagave etj). Ne te njejten kohe u krijua edhe Komisioni i Sherbimit Civil si nje institucion i pavarur, me detyren e zgjidhjes se ankesave dhe mbikqyrjen e zbatimit te ligjit.