Viti 2006 shenon vitin e shtate te zbatimit te ligjit nr. 8549 date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil” dhe ne kete sens ka qene nje vit i konsolidimit te reformes ne administraten publike dhe çuarjes perpara te disa komponenteve te saj.

Perfundimi i reformes funksionale ne institucionet e administrates qendrore u shoqerua me miratimin e strukturave te organizuara sipas parimeve te grupimit te funksioneve te ngjashme, duke mundesuar racionalizimin e pozicioneve te punes dhe rritjen e efikasitetit te nepunesve.