Bazuar në ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave, raporton në Kuvendin e Shqipërisë, për: 

  •  Politikat në shërbimin civil, udhëheqjen e reformës në këtë fushë, si dhe zbatimin e politikave të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore; 
  •  Reformën funksional - strukturore të institucioneve të administratës publike; 
  •  Reformën e pagave; 
  •  Rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore; 
  •  Hartimin dhe vënien në efiçencë të Regjistrit Qendror të Personelit..  

Do të theksonim që në fillim se viti 2015 është viti gjatë të cilit u vendosën baza të qëndrueshme për zbatimin me korrektësi të të gjitha procedurave të legjislacionit për nëpunësin civil.