Reforma në administratën publike në Shqipëri është një proces i domosdoshëm dhe i vazhdueshëm, i lidhur ngushtë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE). Kjo reformë ështe në vijimësi ndër prioritetet e qeverise shqiptare si një instrument kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit dhe si kusht për proceset integruese të vendit. Në këtë kontekst me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 319, datë 15.04.2015, u miratua "Strategjia Ndërsektoriale e Reformës ne Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020".
SNRAP 2015-2020 do të shërbejë si instrument planifikimi dhe monitorimi me qëllim krijimin e një administrate të qëndrueshme dhe të aftë për të përballuar sfidat e zhvillimit të vendit dhe prioritetet e anëtarësimit në BE. Kjo administratë do të ofrojë një qeverisje inovatore si në profesionalizmin e punonjësve të saj, në përmirësimin e procesit të politikbërjes dhe hartimit të legjislacionit, në organizimin efiçent të strukturave, rritjen e përgjegjshmërisë së punonjësve, transparencë në aktivitet dhe përmirësim të shërbimeve ndaj publikut. Në një perspektivë afatgjatë synohet rritja e qëndrueshmërisë së punonjësve të administratës publike, nëpërmjet zbatimit me rigorozitet të procedurave të përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi, forcimit të kapaciteteve nëpërmjet trajnimit të thelluar dhe të vazhdueshëm të nëpunësve të administratës publike qendrore dhe vendore, sidomos në fushën e përmirësimit të aftësive drejtuese.
SNRAP 2015-2020 është një dokument strategjik i cili është përgatitur përmes angazhimit dhe kontributit të institucioneve të ndryshme publike, institucioneve ndërkombëtare dhe mbështetjen e vazhdueshme të Delegacionit të BE në Tiranë. Me qëllim hartimin e një dokumenti gjithëpërfshirës dhe shumëdimensional u zhvilluan edhe 2 konsultime të gjera publike me shoqërinë civile, botën akademike, biznesin, pushtetin vendor si dhe me donatorët. Gjithashtu, u zhvillua edhe një konsultim me qëllim diskutimin e çështjeve gjinore në kuadrin e reformës në administratën publike.
STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE 2015 – 2020 (MIRATUAR)
PLANI I AKTIVITETEVE DHE STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE PËR REFORMËN E ADMINISTRATËS PUBLIKE 2018 - 2020
PLANI I AKTIVITETEVE DHE TREGUESIT STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE PËR REFORMËN E ADMINISTRATËS PUBLIKE 2015 - 2020
PUBLIC ADMINISTRATION REFORM strategy 2015 - 2020
Action plan and indicators Cross-cutting Public Administration Reform Strategy 2015 – 2020
Dokument Koncepti mbi Sistemin e Monitorimit dhe të Vlerësimit për Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike të Shqipërisë
INDICATOR PASSPORT
PASAPORTA E INDIKATORËVE
PASAPORTA E INDIKATORËVE - E Rishikuar