IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Konsultim publik mbi Planin e Ri të Veprimit 2018-2020 të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike

Tre vite pas miratimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike dhe Planit të Veprimit, dëshirojmë t’ju informojmë se kjo Strategji ka patur një zhvillim pozitiv të vazhdueshëm.

Të dhënat tregojnë se deri në fund të vitit 2017, rreth 80% e aktiviteteve të parashikuara në Planin e Veprimit janë vënë në zbatim.

Sikurse parashikohej, Strategjia kaloi nëpërmjet një procesi vlerësimi afatmesëm me qëllim evidentimin e ecurisë së aktiviteteve dhe sfidave të hasura gjatë zbatimit të tyre. Në bazë të këtij vlerësimi si dhe duke konsideruar raportet dhe rekomandimet ndërkombëtare mbi reformën në administratën publike, u hartuar Plani i Ri i Aktiviteteve për periudhën 2018-2020.

Vlerësojmë dhe mirëpresim kontributin tuaj mbi këtë dokument të rëndësishëm jo vetëm për institucionet shtetërore, por për të gjithe qytetarët në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. brenda datës 22 Mars 2018.

Draft Plani i Ri i Veprimit 2018-2020, mund të shkarkohen në linkun: Draft Plani i Ri i Aktiviteteve 2018-2020