IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Raporti Vjetor i Monitorimit 2017



 

Annual Monitoring Report 2017

 

 

 

Annual Monitoring Report 2016




 

Raporti Vjetor i Monitorimit 2016






 

Raporti Vjetor i Monitorimit 2015





 

Annual Monitoring Report 2015

 





Konsultim publik mbi Planin e Ri të Veprimit 2018-2020 të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike

Tre vite pas miratimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike dhe Planit të Veprimit, dëshirojmë t’ju informojmë se kjo Strategji ka patur një zhvillim pozitiv të vazhdueshëm.

Të dhënat tregojnë se deri në fund të vitit 2017, rreth 80% e aktiviteteve të parashikuara në Planin e Veprimit janë vënë në zbatim.

Sikurse parashikohej, Strategjia kaloi nëpërmjet një procesi vlerësimi afatmesëm me qëllim evidentimin e ecurisë së aktiviteteve dhe sfidave të hasura gjatë zbatimit të tyre. Në bazë të këtij vlerësimi si dhe duke konsideruar raportet dhe rekomandimet ndërkombëtare mbi reformën në administratën publike, u hartuar Plani i Ri i Aktiviteteve për periudhën 2018-2020.

Vlerësojmë dhe mirëpresim kontributin tuaj mbi këtë dokument të rëndësishëm jo vetëm për institucionet shtetërore, por për të gjithe qytetarët në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. brenda datës 22 Mars 2018.

Draft Plani i Ri i Veprimit 2018-2020, mund të shkarkohen në linkun: Draft Plani i Ri i Aktiviteteve 2018-2020

 

 

 

Reforma në administratën publike në Shqipëri është një proces i domosdoshëm dhe i vazhdueshëm, i lidhur ngushtë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE).  Kjo reformë ështe në vijimësi ndër prioritetet e qeverise shqiptare si një instrument kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit dhe si kusht për proceset integruese të vendit. Në këtë kontekst me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 319, datë 15.04.2015, u miratua "Strategjia Ndërsektoriale e Reformës ne Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020". 

 

SNRAP 2015-2020 do të shërbejë si instrument planifikimi dhe monitorimi me qëllim krijimin e një administrate të qëndrueshme dhe të aftë për të përballuar sfidat e zhvillimit të vendit dhe prioritetet e anëtarësimit në BE. Kjo administratë do të ofrojë një qeverisje inovatore si në profesionalizmin e punonjësve të saj, në përmirësimin e procesit të politikbërjes dhe hartimit të legjislacionit, në organizimin efiçent të strukturave, rritjen e përgjegjshmërisë së punonjësve, transparencë në aktivitet dhe përmirësim të shërbimeve ndaj publikut. Në një perspektivë afatgjatë synohet rritja e qëndrueshmërisë së punonjësve të administratës publike, nëpërmjet zbatimit me rigorozitet të procedurave të përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi, forcimit të kapaciteteve nëpërmjet trajnimit të thelluar dhe të vazhdueshëm të nëpunësve të administratës publike qendrore dhe vendore, sidomos në fushën e përmirësimit të aftësive drejtuese.

 

SNRAP 2015-2020 është një dokument strategjik i cili është përgatitur përmes angazhimit dhe kontributit të institucioneve të ndryshme publike, institucioneve ndërkombëtare dhe mbështetjen e vazhdueshme të Delegacionit të BE në Tiranë. Me qëllim hartimin e një dokumenti gjithëpërfshirës dhe shumëdimensional u zhvilluan edhe 2 konsultime të gjera publike me shoqërinë civile, botën akademike, biznesin, pushtetin vendor si dhe me donatorët. Gjithashtu, u zhvillua edhe një konsultim me qëllim diskutimin e çështjeve gjinore në kuadrin e reformës në administratën publike. 

 

STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE E REFORMËS NË ADMINISTRATËN PUBLIKE  2015 – 2020  (MIRATUAR)

 

 

 

PLANI I AKTIVITETEVE DHE TREGUESIT STRATEGJIA NDËRSEKTORIALE PËR REFORMËN E ADMINISTRATËS PUBLIKE 2015 - 2020

 


 

                                      PUBLIC ADMINISTRATION REFORM strategy  2015 - 2020
 


 

Action plan and indicators Cross-cutting Public Administration Reform Strategy 2015 – 2020 

 


 

Dokument Koncepti mbi Sistemin e Monitorimit dhe të Vlerësimit për Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike të Shqipërisë


INDICATOR PASSPORT


PASAPORTA E INDIKATORËVE



 



PROGRES RAPORTI 2012

 

PROGRES RAPORTI 2013

 

PLANI KOMBËTAR PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT 2012-2015

 

 

MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIIMIT  NDËRMJET KOMUNITETEVE EUROPIANE E SHTETEVE TË TYRE ANËTARE DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

                          

                       

Në kontekstin e përgjithshëm të përpjekjeve të Shqipërisë drejt reformimit të shtetit, edhe në vitin 2017 vazhdoi intensifikimi i procesit të reformimit në të gjitha fushat në shoqërinë shqiptare, me një theks të veçantë në reformën e gjyqësorit dhe të administratës publike.

Masat e reformës në administratën publike janë të përcaktuara edhe nën kontekstin e përgjithshëm strategjik në Strategjinë Ndërsektoriale të Reformës në Administratën Publike 2015-2020 dhe në Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Viti 2002 ka qene vit i stabilizimit te zbatimit te ligjit. Arritjet ne proçesin e zbatimit te ligjit deshmojne edhe njehere per rolin e pazevendesueshem te Kryeministrit dhe gjithe kabinetit qeveritar ne mbeshtetjen dhe ne zhvillimin e metejshem te reformes, rol qe vazhdimisht theksohet edhe nga eksperienca e vendeve europiane te zhvilluara e me tradite ne fushen e administrates publike. Ky vit, i karakterizuar nga ndryshimet e shpeshta te kabinetit qeveritar, deshmoi se administrata publike ka filluar te funksionoje sipas standardeve europiane, duke krijuar ne kete menyre bazen reale per fillimin e proçesit te integrimit europian te Shqiperise.

 

    

Subcategories

PROJEKTE

Departamenti i Administratës Publike mbështetur në prioritetet e qeverisë shqiptare për të realizuar me sukses reformën në administratën publike, koordinon ndihmën teknike dhenë nga donatorë të ndryshëm në kuadër të modernizimit të shërbimit civil dhe administratës publike në tërësi. Departamenti në mënyrë të vazhdueshme analizon progresin e bërë dhe nxjerrë në pah sipas fushave, nevojat për financime të mëtejshme. 

Në mbështetje të reformës në administratën publike, Departamenti i Administratës Publike gjatë viteve është asistuar në nivel teknik nga donatorë të ndryshëm, si nga fonde të Bashkimit Europian, Banka Botërore, apo dhe donatorë të tjerë të rëndësishëm si UNDP, OSCE, GIZ, SIGMA, INWENT, SOROS, etj.