Akademia e mirënjohur Diplomatike e Vjenës fton gratë e administratës publike shqiptare të aplikojnë në programin 3- javor, me temë “Gratë Udhëheqëse, Europa Juglindore dhe Deti i Zi / Kaukazi i Jugut".

Programi që do të zhvillohet online - përmes platformës ZOOM, gjatë periudhës 06 – 24 maj, synon të aftësojë gratë e administratës publike nga Shqipëria, Kosova, Bosnjë - Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Deti i Zi/Kaukazi Jugor me njohuri të nevojshme të Aftësive të Buta/Soft Skills në lidhje me lidershipin në administratën publike. Programi do të fokusohet gjithashtu dhe në tema për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore.

Përparësi do të kenë kandidatet që u përkasin pakicave etnike, fetare, apo me aftësi ndryshe, do të shihen me përparësi.

Afati i aplikimit për këtë program është data 2 prill 2024.

Në fund të programit, pjesëmarrëset do të pajisen edhe me një certificatë.

 

Për informacion më të detajuar lidhur me programin, kriteret dhe aplikimin i gjeni këtu