Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenet 63, gërma “a” dhe 66, pika 2 dhe pika 4, gërma “b”, Vendimin nr. 118, datë 05.03.2014 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, Kreu X, pikat 1 dhe 2, Vendimin nr. 124, datë 17.02.2016 të Këshillit të Ministrave “Për pezullimin dhe lirimin nga shërbimi civil”, i ndryshuar, Kreu III, pika 26, si dhe në zbatim të Kodit të Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë, njoftojmë publikisht me shpallje aktet: Nr. 7392 prot., datë 31.12.2021,Nr. 7392/1 prot., datë 31.12.2021, Nr. 7392/2 prot., datë 27.01.2022, për përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil dhe si anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues të z. Artur Zoto.