Në zbatim të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 638, datë 06.11.2017, ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Përgjegjës, Sektori për Dialog Social, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Kryen detyrën e kuratorit të ekspozitave të cilat mbahen  në Drejtorinë e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog.
  2. Në bashkëpunim me stafin, ndihmon për zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj.
  3. Për çdo ekspozitë përgatit dhe prezanton planin kuratorial të ekspozitave.
  4. Ndjek të gjithë ecurinë e përgatitjes së ekspozitës duke bashkëpunuar nga afër me partnerët e jashtëm.
  5. Mban përgjegjësi mbi materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e ekspozitave dhe aktiviteteve.
  6. Kujdeset që stafi të ketë informacionin e duhur mbi ekspozitën përpara hapjes së saj, përmes trajnimeve.
  7. Krijon dosjen për secilën ekspozitë, me të gjithë dokumentacionin e hartuar mbi aktivitetin dhe në mbyllje të tij.
  8. Zbaton programin e ekspozitave të përkohshme në bashkëpunim me sektorët e tjerë të drejtorisë.
  9. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve në sektorin për të cilin është përgjegjës.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e arteve të bukura (master shkencor).
  • Të ketë eksperiencë në ndërtimin dhe vendosje e ekspozitave, si nga ana kuratoriale dhe nga ana financiare.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e artit.
  • Të ketë minimalisht 5 vjet përvojë pune.​
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.
  • Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mail-it: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 29 tetor 2021, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit.