Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vende  të lira pune në pozicionin:

Specialist (1), Sektori i Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1. Ideon dhe harton projekte që lidhen me sektorin rinor, duke i konceptuar ato në formate të ndryshme, si dhe  ndihmon në realizimin e këtyre projekteve.

2. Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë por jo vetëm, duke i parë ato nga këndvështrimi juridik.

3. Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë dhe ndihmon sektorët e tjera në përpilimin e dokumentacionit me karakter juridik.

4. Bashkëpunon me stafin e sektorit dhe sektorëve të tjerë për zhvillimin e suksesshëm të aktiviteteve të COD.

 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

• Të ketë mbaruar studimet universitare në nivelin master profesional në shkencat juridike.

• Të ketë njohuri shumë të mira në fushën e hartimit e dokumentacionit ligjor.

• Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë.

• Të ketë minimalisht 3 vjet përvojë pune. 

• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

• Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

• Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

- Letër interesi për pozicionin;

- CV;

- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);

- Vërtetim i  gjendjes gjyqësore;

- Dy letra rekomandimi;

- Dëshmi penaliteti;

- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda datës 7 tetor 2021, ora 16:30, sjell skualifikim të kandidatit).