Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝,

Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vende  të lira pune në pozicionin:

Përgjegjës i Sektorit të Krijimtarisë dhe Librit, Drejtoria e Qendrës për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1.      Koordinon dhe drejton punën për organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në sektorin përkatës.

2.      Mban marrëdhëniet me botuesit, harton dhe zbaton projekte/aktivitete në lidhje me librin.

3.      Mbikqyr mirëmbajtjen dhe zhvillimit e mëtejshëm të bazës së të dhënave të bibliotekës.

4.      Kujdeset për fondin në sallën e leximit dhe klasifikimin e librave sipas tematikave.

5.      Siguron mbledhjen, krijimin, menaxhimin e materialit në bibliotekë dhe materialit të digjitalizuar.

6.      Mbikqyr sistemin COBBIS

 

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e  shkencave shoqërore.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe punës në grup.
  • Të ketë minimalisht 4 vite eksperiencë pune 

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (III-a/1)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

-          Letër interesi për pozicionin;

-          CV;

-          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

-          Fotokopje të librezës së punës;

-          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

-          Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

-          Dy letra rekomandimi;

-          Deshmi penaliteti;

-          Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

-          Numër kontakti dhe adresë e-maili.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 20 Janar 2021, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).

Specialist në Sektorin e Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Qendrës për Hapje dhe Dialog, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

1.      Ideon dhe harton projekte që lidhen me sektorin rinor, duke i konceptuar ato në formate të ndryshme.

2.      Punon me materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.

3.      Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika për rininë.

4.      Ndjek në mënyrë të vazhdueshme thirrjet e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë lidhje me rininë dhe i raporton ato tek eprorët.

5.      Bashkëpunon me stafin për zhvillimin e aktiviteteve të qendrës.

 

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

·         Të ketë mbaruar studimet universitare ne fushën e shkencave shoqërore.

·         Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

·         Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup.

·         Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe manaxhimin e projekteve të ndryshme.

·         Të ketë informacion rreth politikave të ndërmarra për rininë, si dhe rreth kontributit të organizatave joqeveritare për rininë.

·         Parapëlqehet të ketë punuar ose të ketë kryer intership në organizata rinore, apo organizata ndërkombëtare.

·         Trajnimet dhe certifikimet e ndryshme për ҫështje që lidhen me rininë do të përbënin një vlerë më shumë.

·         Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë pune.​

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 1, Tiranë
ose në adresën e e-mailit:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., këto dokumenta:

-          Letër interesi për pozicionin;

-          CV;

-          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;

-          Fotokopje të librezës së punës;

-          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

-          Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;

-          Dy letra rekomandimi;

-          Deshmi penaliteti;

-          Vërtetim të gjendjes gjyqësore;

-          Numër kontakti dhe adresë e-maili.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 20 Janar 2021, ora 17:00, sjell skualifikim të kandidatit).